10:24 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / k.v

Drita zhvillon sot miqësoren e fundit kundër FC Strugës

Klubi gjilanas, FC Drita, do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit miqësore para se të fillojë rrugëtimin drejt Ligës së Konferencës.

Sot me fillim nga ora 18:00, Drita do të jetë mysafire e skuadrës FC Struga, ndeshje kjo e cila zhvillohet në qytetin e Strugës.

Drita deri tani ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, ku fillimisht barazoi 2:2 me Makedonija Gjorce Petrov, kurse shënoi fitore me rezultat minimal, 1:0, kundër kampionit të Superligës së Kosovës, Ballkanit.

Këto ndeshje do të jenë në rolin e kontrollueseve, para se Drita të filloj, të fillojë garat në Ligën e Konferencës.

Drita në Ligën e Konferencës do të përballet me skuadrën e Inter Turkut, ku ndeshja e raundit të parë do të zhvillohet me 6 korrik në Finland, ndërsa ndeshja e kthimit me 12 korrik në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.