15:21 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Dritaret që reduktojnë zhurmat edhe nëse janë hapur (Foto)

Një dritare që mund të reduktojë zhurmat e ambientit deri në 50 për qind, edhe nëse qëndron hapur, është zbuluar nga shkencëtarët.

Prototipi i saj mund të përdoret nga secili që jeton pranë rrugës ose në mesin e fqinjëve të zhurmshëm.

Ajo përdorë teknologjinë për reduktim të zhurmës – e gjetur në shumicën e dëgjueseve për telefon – që është adaptuar për të punuar në zona të mëdha të hapura.

Pajisja, e cila aktualisht është në fazën e prototipit, përdorë 8 vat rrymë ngjashëm me një spiker bartës Bluetooth.

E pajisure me mikrofon, pajisja detekton nivelin e zhurmës që arrin te dritarja dhe gjeneron  ‘anti-zhurmën’ në kohë reale.

Pajisja është pjesë e punës së studiuesve në Universitetin Nanyang Technological në Singapor ,në bashkëpunim me Universitetin e Sauthemptonit dhe Universitetin Tottori në Japoni.

Pajisja montohet në dritare, gadget përdor teknologjinë për kontrollin aktiv të zhurmës që emeton valë që zmbraps zhurmën nga jashtë.

Studiuesit thonë se dritarja mund të qëndrojë e hapur për ajër të pastër pa lejuar hyrjen e zhurmës brenda.