19:28 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Dritarja alarmon zjarrfikësit dhe policinë në “Emshir”(Video/Foto)

Në lagjen “Emshir” banorët janë ndier të rrezikuar pasi një dritare e një ndërtese është këputur dhe për pak sa nuk ka rënë poshtë.

Gazetari i Indeksonline raporton se banorët me këtë rast kanë lajmëruar policinë, të cilët pastaj kanë kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikësit për të evituar ndonjë fatkeqësi të mundshme.

Tani, policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes mirëpo ende dritarja është në atë gjendje./Indeksonline/