12:13 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Dritat ndezur edhe gjatë ditës, deklarohet Komuna e Podujevës

Komuna e Podujevës është deklaruar pasi në disa lokacione të qytetit ndriçimi publik po qëndron i ndezur edhe gjatë ditës.

Ata thonë se persona të pandërgjegjshëm po vendosin batanije në senzorët e vendosur në shtyllat e ndriçimit publik.

Tutje thonë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e këtyre veprimeve.

Të nderuar qytetarë, Jemi të njoftuar nga qytetarët që në disa lokacione të qytetit, në senzorët e vendosur në shtyllat e ndriçimit publik, persona të pandërgjegjshëm po vendosin batanije, dhe si pasojë disa vende ndriçimi publik po qëndron i ndezur edhe gjatë ditës. Informacionin e kemi përcjellur në drejtoritë përkatëse të cilat do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e këtyre veprimeve“, thuhet në njoftim./Indeksonline/