12:39 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Driton Kuka del publikisht në përkrahje të AAK-së

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka ka njoftuar publikun se i është bashkuar AAK-së së Ramush Haradinajt.

Ai këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se kontributin e tij tash e tutje do ta japë përmes partisë së kryeministrit në dorëheqje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë! Virtyte këto të kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj!

Këto parime ishin vendimtare që t’i bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara, sidomos në sport e rini që kemi!

Kam miq në çdo parti politike dhe parim imi është bashkëpunimi pët të mirë të vendit!

Kosova mbi të gjitha …” – është shprehur trajneri Kuka./Indeksonline/