75 Mall Live Search
13:11 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Driton Kuka i stërkënaqur me sukseset: Loriana kaloi pritshmëritë e mia

Për sukseset e xhudistëve kosovare, padyshim se Driton Kuka, trajneri i tyre, është njeriu më krenar.

Gara e fundit, në të cilën xhudistët kosovarë morën pjesë ishte në Hagë, ku Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan nga një medalje.

Tani, Dritoni do ta përgatisë skuadrën e tij për garën e madhe në Kinë, transmeton IndeksOnline.

Në një postim në Facebook, Kuka, në veqanti, ka lavdëruar Loriana Kukën, për të cilën thotë se i ka kaluar pritshmëritë e saj.

Image may contain: 1 person

Ky është njoftimi i plotë i Kukës:

”Grand Prix Haga mori fund!
Dy medalje një e argjendtë dhe një e bronztë një garues pa plasman!
Deri në fund të vitit do kemi edhe një garë Masters në Kinë ku do marrin pjesë Distria,Akili dhe Nora!
Do i kursej Majlinden dhe Lorianen.
Grand Prix në Hagë përfundoj me dy medalje dhe Loriana mbeti pa medalje.
Loriana pas dy të artave dy javë me radhë realisht e ka pas kohën të pushoj,por ajo sivjet ka tejkaluar pritjet e mia që i kisha në fillim të vitit prej saj!
Sivjet në Kampionate Evropiane kemi fituar 6 medalje kurse në Kupa Botërore Grand Slam dhe Grand Prix ma shumë se kurdoherë më parë…
Më duhet ti numëroj!
Titujt Kampion Evropian sivjet i fituan :
Nora Gjakova 57 kg për të rritura
Akil Gjakova U23 deri 73 kg
Loriana Kuka 78 U23 deri 78 kg
Erza Muminoviq U 18 deri 44 kg
Nënkampion Evropian :
Distria Krasniqi 52 kg për të rritura
Shpat Zekaj U21 deri 100 kg
Medalje në Lojërat Mesdhetare 3 të arta dhe një e argjendtë
Medalja e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj e fituar nga Erza
Rikthimi i Kampiones Olimpike ishte triumfal,sivjet si asnjë vit më parë kemi funksionuar si ekip dhe si ekip asnjëherë skemi pas medalje e suksese më shumë!
Momentalisht i kemi 5 Norma Olimpike!
Shkurt e shqip po më shpaguani krejt mundin e punën me ju!”./IndeksOnline/