14:19 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018

Driton Kuka: Nuk kthehemi duarthatë!

Përfaqësuesja e Kosovës pritet që së shpejti të stoliset me medalje të parë të Lojërave Mesdhetare në “Tarragona2018”.

Xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë kualifikuar në finale, shkruan IndeksOnline.

Dy xhudistet tashmë kanë siguruar medalje, por pritet të mësohet se a do të jetë e artë apo e argjendtë.

Trajneri, Driton Kuka përmes rrjeteve sociale ka shkruar se ekipi i Kosovës nuk do të kthehet duar thatë.

“Distria e Nora në finale të Lojërave Mesdhetare. Hera e parë që shteti ynë merr pjesë, por duarthatë s’do të kthehemi në vendlindje”, ka shkruar Kuka.

Gjakova pritet që të ballafaqohet në finale me Boi Mariam, kurse Distria Krasniqi me Odette Giuffrida./IndeksOnline/