12:22 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Driton Kuka pas fitoreve të Kosovës në xhudo, shpreson fitore edhe në futboll

Driton Kuka ka postuar një shkrim pas përfundimit të botërorit 21.

Ai ka treguar se Kosova në këtë kampionat ka marrë pjesë me tre garues dhe kanë arritur ta fitojnë një medalje

Laura Fazliu arriti ta fitoj medaljen e bronztë në kategorinë 63 kg me 5 fitore e një humbje që sipas Tonit ishte një rezultat fantastik.

Kurse Flaka Hoxha ka arritur një fitore dhe një humbje e ndërsa Shpat Zekaj trajneri ka treguar se është duke kaluar një krizë mirëpo që shumë shpejt pritet që ta tejkalojë edhe këtë./Indeksonline/.

Postimi i plotë:

Botërori 21 për Kosovën përfundoj!

Tre garues morën pjesë siç e kemi cek ma heret fituam një medalje!

Laura Fazliu fitoj medaljen e bronztë në kategorinë 63 kg 5 fitore e një humbje,rezultat fantastik i saj.

Flaka Loxha 57 kg një fitore një humbje vendi i 9 si dhe

Shpat Zekaj 100 kg i cili sivjet po kalon një krizë në formën e tij pësoj një humbje dhe mbeti pa plasman.

Nga përvoja ime me garues kriza të tilla ndodhin përkundër përkushtimit dhe punës serioze të Shpatit,do e tejkalojmë së bashku edhe këtë krizë që po e kalon!

Xhudo si kurrë më parë sivjet ka arritur më shumë se kurrë më parë Medalje Elitare në Kampionate Botërore tri të tilla në Tokio si dhe tash një në Maroko për grupmoshën u21

Sfida e ardhshme Grand Slam Abu Dhabi javën tjetër me ekipin Olimpik

Foto nga fitorja e Laures në luftën vendimtare për medalje kundër Çekes Renata Zachova!

Shpresoj që fitorja ndaj garueses Çeke të jetë me këmbë të mbarë për fitoren e Kosovës kundër Çekisë muajin tjetër në futboll ??