09:08 / E Diele, 01 Gusht 2021 / C E

Driton Kuka: Tri copa të arta deri tash, një në shtëpi e dy ngadalë po i sjellim në atdheun tonë

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se sot pjesëmarrësit e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të nisen për në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se deri tani vendi i ka tri medalje olimpike.

“Mirëmëngjesi nga Tokio. Tri copa të arta deri tash… Një te shtëpia e dy dal ngadalë po i sjellim në atdheun tonë! Medaljet e Arta Olimpike…”, ka thënë Kuka.