11:19 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Driton Kuka urim mes lotëve për Pavarësinë e Kosovës

Driton Kuka përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar nxënësit e tij, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën për punën që kanë bërë për të ngritur sportin e Kosovës.

“Lotët e medaljes së artë Olimpike, lotët e derdhur për të ngroh zemrat e popullit tim sidomos të fëmijëve të dalur nga lufta! E arritura më e madhe e shtetit tim për këto dhjetë vite”, ka shkruar Toni Kuka.

“Krenar me nxënësat që sot shtetin tonë e vendosin në mesin e shteteve të fuqishme në Botën e sportit! Majlinda, Nora, Disi, Akil u jam falënderues për punën djersën e kontributin! Gëzuar Kosovë Pavarësinë”, vazhdon ai në shkrimin në Facebook.

Temat: