11:06 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Driton Selamanaj me dy vetura, kjo është pasuria e tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Selmanaj edhe në pronat e paluajtshme nuk qëndron keq. Ai posedon një shtëpi në emrin e prindërve të tij në vlerën prej 150 mijë eurosh, të cilën e posedon që nga viti 2000. Për të vazhduar me një banesë e cila është në emrin e vet personit në fjalë, që arrin vlerën prej 49.795.00 eurosh.

Përveç këtyre ai posedon edhe dy vetura, njëra e tipit “BMW 320” qe arrin vlerën e 5000 eurove dhe tjera e markës “Fiat Punto” që kushton 4000 euro.

Para të gatshme, Selamanaj ka në tre banka në Kosovë, por në të treja ato zotëron një shumë solide prej 4100 eurosh.

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës është edhe në borxh, në dy banka të Kosovës. Në njërën 19 mijë euro, shumë kjo që është përdorur për të rinovuar shtëpinë dhe tjera për blerjen e banesës, ku i detyrohet bankës me 14.965.00 euro./Indeksonline/