07:53 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Driverat e ri të Nvidia-s, kanë një funksion të shumë kërkuar nga përdoruesit

Nvidia ditën e sotme prezantoi një driver të ri lojërash për grafikat GeForce. Përgjatë 2019-s kompania ka sjell funksione shumë të rëndësishme, por e sotmja ka të bëjë me një të shumë kërkuar prej përdoruesve.

Bëhet fjalë për një funksion, i cili përcakton nivelin maksimal të frekuencës të rifreskimit. Shumica e lojërave kanë një tipar të tillë, por Nvidia do të bëjë të mundur aktivizimin për të gjithë aplikacionet.

Funksioni shkon për ata që kanë monitorë të përshtatshëm për G-Sync dhe duan që frekuenca e lojës të mos kalojë atë të monitorit sidomos në një laptop ku dëshironi të ruani jetëgjatësinë e baterisë.

Nvidia thotë se është një prej funksioneve më të kërkuara. Së bashku me të kompani solli edhe VRSS-në, Variable Rate Super Sampling.

Ky i fundit rrit cilësinë e imazhit në lojërat VR. Së fundi Nvidia, do të mbështesë më shumë ekrane G-Sync me driverat e fundit, duke e çuar në një total prej 90.