10:12 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / G T

Drogba flet për situatën e Chelseat, mbron Pochettinon: Janë ende të rinj!

Skuadra e Chelseat është duke kaluar momente jo të mira gjatë këtij sezoni dhe shumë tifozë tashmë janë dorëzuar duke e parë gjendjen e klubit që simpatizojnë.

Legjenda e klubit, Didier Drogba ka folur për situatën e Bluve të Londrës, shkruan Indeksonline

Ish-futbollisti i Kombëtares së Bregut të Fildisht i del në mbrojtje trajnerit Maurizio Pochettino dhe thotë se kësaj skuadre i duhet kohë.

“Pochettino është duke bërë një punë të mirë. Ai e njeh mjaftë mirë ligën. Chelseat i duhet kohë. Ata ende janë duke mësuar, ende janë të rinj. Nuk është e lehtë gjendja në klub, por ata kanë mbështetjen time. Kur ata do t’i prekin majat, krejt do thonë “wow”, kjo është gjenerata e re”, u shpreh Didier Drogba

Kujtojmë që Chelsea sonte luan ndeshjen ndaj Aston Villas e vlefshme për kualifikimi tutje në FA Cup/Indeksonline/