08:35 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / OSH

Drogba tallet me Arsenalin, e falënderon ‘agjentin’ Willian

ISh-sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba, është tallur me ekipin e Arsenalit pasi këta të fundit kanë përfunduar bashkëpunimin me Willian, transmeton Indeksonline.

Willian  iu bashkua Arsenalit si agjent i lirë nga blutë, por transferimi i tij nuk shkoi ashtu siç ishte pritur.

Pas 3 ndeshjeve në Premier Ligë, Arsenali ka 0 pikë dhe Willian është larguar drejt Corinthians, ndërsa Drogba e quan atë ‘agjent’ sikursë portierin Petr Cech dhe mbrojtësin David Luiz, të cilët poashtu nuk kishin periudha edhe aq të mira tek Arsenali.