22:22 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Drogë nën ujë, Policia spanjolle sekuestron dronët e veçantë të trafikantëve

Policia spanjolle ka sekuestruar tre dronë që përdoren nga trafikantët e drogës për të transportuar lëndë narkotike përmes ngushticës së Gjibraltarit në Spanjë.

Ministria e Brendshme spanjolle tha se është hera e parë që pajisje të tilla të krijuara për të vepruar në ujë janë kapur

Dronët kundër ujit si dhe një dërrasë sërfi, u gjetën së bashku me gjashtë dronë të mëdhenj fluturues në disa magazina pranë qytetit port të Cadiz-it

Pajisjet janë të projektuara për të udhëtuar deri në 30 km dhe për të mbajtur deri në 200 kg marihuanë dhe hashash.

“Navigimi i këtyre pajisjeve është bërë nga distanca përmes GPS, në mënyrë që një person ose një anëtar i organizatës të mund të kontrollonte vendndodhjen në çdo kohë”, tha një nga zyrtarët e policisë,

Hetimi i autoriteteve spanjolle zgjati 14 muaj dhe lejoi policinë të sekuestronte mbi 150 kg hashash dhe marihuanë, 157,000 euro në para dhe të arrestonte tetë persona

Policia gjeti gjithashtu makina me ndarje të fshehura për ta çuar drogën në veri deri në Danimarkë.