16:43 / E Diele, 01 Shtator 2019

Droni i jashtëzakonshëm që ngjason me një heliokopter, dhe që mund të mbajë 70 kg

Një dron që përdor katër helika për tu ngritur dhe zbarkuar vertikalisht, si një helikopter .

Në shikim të parë, duket paksa si një prej atyre makinave fluturuese, ky dron është 6 metra i gjatë, 9 metra i gjerë dhe mund të mbartë një ngarkesë prej 70 kg një distancë prej 35 milje.

Nuk është lloji i dronit të krijuar për të hedhur pako në oborrin tuaj. Në vend të kësaj, Bell e sheh atë si një makinë që mund të transportonte pajisje ushtarake, pajisje mjekësore, përbërës industrialë dhe mjete, ose të ndihmonte një kompani shpërndarëse si Yamato e Japonisë me logjistikë. Kjo makinë fillimisht fluturoi në fund të vitit të kaluar, por në fillim të këtij muaji zhvilloi një fluturim që demonstroi aftësitë e tij autonome./Indeksonline/.