11:35 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dua dhe Ledri ende miq: Kënga e re e tij, merr përkrahjen e këngëtares

Për 10-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Ledri Vula publikoi një këngë të re e cila erdhi si surprizë për fansat e tij.

Këngëtari lansoi projektin “I vogël”, një këngë e tekst krejt ndryshe nga ato të cilat ishim mësuar të dëgjonim këngëtarin.

Pikërisht në këtë këngë, është këngëtarja Dua Lipa ajo që i ka dhënë një like Ledrit në postimin e tij në Instagram, ku jep lajmin për lansimin e këngës.

Image result for ledri vula

Dyshja kanë mbetur ende miq, edhe pse dikur patën ca shkëndija dashurie dhe një lidhje e mundshme mes tyre po shihej në horizont.

“I vogël”, ka motive patriotike, që rrëfen për të kaluarën e një fëmijë që nesh hapat e parë të jetës në Prishtinën e okupuar të viteve të 80-ta.

Image result for ledri vula dua lipa

Klipi i tëri është xhiruar në Prishtinë, në lagjet më të vjetra të qytetit përfshirë edhe Dardaninën, ndërsa ka elemente të interierit që i takojnë asaj kohe./Prive.al

Temat: