22:13 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa bashkë me motrën e vëllain nisen për dasmë

Dua Lipa iu është rikthyer aktiviteteve në Instagram pas një pauze që kishte duke fshirë të gjitha postimet.

Me tu rikthyer, Dua paralajmëroj albumin e ri i cili do të publikohet në muajin nëntor, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, këngëtarja shqiptare ka vazhduar edhe me postime të tjera nga jeta private, së fundi ajo postoi një foto përkrah motrës së tij, Rina dhe vëllait, Gjin.

Që të tre dukeshin për mrekulli dhe më elegant se asnjëherë më parë, teksa Dua tregoj se janë nisur për në dasmë.

“Jemi krehur mirë për dasmë”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkohë, projekti i parë i Duas pas një pauze të gjatë mban titullin ‘Don’t Start Now’ dhe publikohet me 1 nëntor./Indeksonline/