13:26 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa bashkon forcat me legjendën e muzikës italiane

23 vjeçarja nga Kosova, Dua Lipa, ka bashkuar forcat me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli, për duetin e radhës.

Këngëtari i muzikës klasike italiane, së shpejti pritet të publikojë albumin e tij më të ri, pjesë e këtij albumi do të jetë edhe kënga ‘If Only’ në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare me famë botërore, shkruan Indeksonline.

Disa momente nga regjistrimi i kësaj kënge janë përcjellë nga kamerat e BBC Radio 2, e cila ka publikuar një pjesë të shkurt të duetit.

Ndryshe, albumin ‘Si’ është albumi i parë në 14 vitet e fundit për Andrea Bocelli dhe gjithashtu do të përfshijë bashkëpunime me Ed Sheeran, Josh Groban e disa artistë të tjerë./Indeksonline/