17:12 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa bën pazarin e Halloween me të dashurin, Anwar Hadid

Lidhja e tyre po vazhdon të jetë e përfolur që nga dalja e pare publike e tyre në muajin korrik.

Dhe çifti i njohur, Dua Lipa dhe Anwar Hadid po e thellojnë çdo ditë e më shumë romancën e tyre teksa shihen të pandashëm, transmeton Indeksonline.

Dyshja së fundi u panë së bashku në qytetin e Los Anxhelosit derisa po bënin blerjet për festën e Halloween e njohur tek ne si ‘Nata e shtrigave’.

Modeli i njohur, i cili është vëllai i motrave Gigi dhe Bella Hadid dhe këngëtarja shqiptare mbanin në duar kunguj dhe blerje të tjera festive.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ dukej e thjeshtë në një pulovër të zi të kombinuar me një bluzë blu dhe një palë atlete të zeza.

Kujtojmë që çifti së fundi ka filluar të jetojnë së bashku në qytetin e New York-ut.

Ndryshe, Dua ditë më parë befasoj të gjithë duke fshirë të gjitha postime në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ndërsa është drejt finalizimit të projekteve të reja që pritet të lansohen brenda këtij viti./Indeksonline/