12:19 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa dëshiron të këndojë kolonën zanore të “James Bond”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka zgjedhur të flas në lidhje me kolonën zanore të James Bond.

Këngëtarja është në krye të listës për pretendetët për këtë projekt, duke lënë pas Adele, Ed Sheran dhe Jessie J.

Por këngëtarja në një intervistë për Billboard, tha se nuk ka ende asgjë konkrete duke mohuar fjalët se tashmë ka marrë këtë projekt.

“Nuk e di. Do të doja ta bëjë. Nuk dua t’iu sjell terës” ka thënë Dua.

Ndryshe, këngëtarja e njohur do të performoj të shtunën në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve./Indeksonline/

Temat: