12:01 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa dhe Calvin Harris në maje të top listave botërore (Foto)

Dua Lipa është njëra nga këngëtaret më të njohura shqiptare në botë, transmeton Indeksonline.

Projekti i fundit i saj në bashkëpunim me Calvin Harris, “One Kiss” po dëgjohet shumë në të gjithë botën.

Dua përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram” ka lajmëruar se kjo është java e dytë që “One Kiss” po qëndron në maje të top listave.

Ndryshe, ata tashmë po përgatisin edhe klipin e këtij projekti./Indeksonline/