09:46 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / C E

Dua Lipa dhe ylli i Arsenalit në një foto, cila është arsyeja?

Dua Lipa ka kaluar një javë të madhe pasi kuptoi lajmin se është e nominuar gjashtë çmime “Grammy”.

Këngëtarja kosovare ka gjetur kohë edhe për t’u zbavitur dhe duket se i pëlqen videolojrat, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi të publikuara në Instagram nga babai i saj, Dukagjin Lipa, këngëtarja shihet duke luajtur FIFA.

Ajo këtë eksperiencë e ka ndarë edhe me futbollistin e Arsenalit, Bukayo Saka.

Të tjerët që luajtën FIFA së bashku ishin edhe mesfushori anglez, Kalvin Philips, reperi britanik Aj Tracey si edhe vëllai i Duas, Gjini. /IndeksOnline/