19:11 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa do të performojë në finalen e Ligës së Kampionëve

Më 26 maj në Kiev të Ukrainës do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve ku pritet të ndeshën Liverpool-Real Madrid.

Hapjen e kësaj finaleje pritet ta bëj këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa. Ajo do të performoi para 100 mijë tifozëve, sa edhe zënë stadiumi, shkruan Indeksonline.

Ndryshe Dua momentalisht është një nga këngëtarët më të kërkuara dhe më të suksesshme në botë. Bashkëpunimi i saj ‘One Kiss’ me Calvin Harris po vazhdon të jetë në krye të top listave botërore./Indeksonline/

 

Temat: