20:01 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa e lidhur me artin, viziton muzeun e famshëm në Suedi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore çdo ditë e më shumë po arrin majat e muzikës botërore.

Ajo së fundi u shpall si këngëtarja më e mirë e muzikës pop, në MTV EMA, ndërsa tani ajo ka vazhduar me aktivitete të tjera, shkruan Indeksonline.

Këto ditë këngëtarja nga Prishtina, po qëndron në qytetin e Stokholmit, ku edhe ka vizituar muzeun e arteve ‘Moderna Museet’.

Në një foto të publikuar së fundi, 23 vjeçarja ka bërë të ditur për vizitën atje.

Ndryshe, Dua ditë më parë ka publikuar këngën ‘If Only’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli./Indeksonline/

Temat: