11:13 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa edhe me një sukses tjetër, arrin shifrën jubilare

Viti 2018 po del si viti i këngëtares Dua Lipa, ku sukseset e saj tashmë janë bërë gjë e zakonshme.

Përmes Instagramit ajo ka treguar edhe një sukses tjetër të saj. Ajo ka arritur numrin jubilarë 40 milionë të dëgjuesve mujor në Spotify, transmeton Indeksonline.

Në postimin e saj shkroi: “Wow më shumë se 40 milionë dëgjues!!! Kjo është çmenduri! + Electricity është kënga numër katër në Britani. Faleminderit për gjithmonë!”

Së fundmi ajo u fut në listën e 40 këngëtareve me më së shumti influencë në muzikë të bërë nga Radio BBC. /Indeksonline/

Temat: