22:48 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa femra e parë në histori që kryeson me katër këngë në Spotify (Foto)

Dua Lipa vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të kërkuara në botë. Ylli kosovar ka hyrë në historinë në kanalin ‘Spotify’.


Këtë lajm e ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram vet këngëtarja, ku shkruhet se ajo është bërë femra e parë dhe e vetme në histori që me katër këngë ka kryesuar ku është dëgjuar mbi 500 milion herë, transmeton Indeksonline.


Ky lajm e ka emocionuar tej mase Duan saqë ka shkruar: Faleminderit që i dëgjoni këngët e mija, kjo është çmenduri. Pas 12 ditësh do të sjellë diçka për ju./Indeksonline/