17:40 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa feston përkrahë të dashurit të ri, konfirmon lidhjen?

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa pas ndarjes nga modeli, Isaac Carew me të cilin ishte në lidhje prej vitesh, tashmë duket se ka filluar një jetë të re.

Mediat e huaja prej ditësh kanë raportuar se ylli kosovar i muzikës është në lidhje me vëllain e modeleve të njohura Hadid, Anwar, shkruan Indeksonline.

Edhe pse ende asgjë nuk është konfirmuar nga asnjëra palë, Dua në një postim që ka bërë në Instagram ka dhënë shenjat e para të romancës së saj.

Gjatë festës së ditëlindjes të njërës prej mikeshave të saj, Dua ka publikuar një video ku pranë saj shihet modele i njohur, Anwar Hadid e cila edhe u konsiderua  si konfirmim i lidhjes nga dyshja.

Se sa janë të vërteta këto spekulime mbetët të shihet në ditët në vazhdim./Indeksonline/