22:25 / E Martë, 11 Maj 2021 / AR

Dua Lipa fiton çmimin si ‘Artistja solo më e mirë’, ua dedikon punëtorëve shëndetësor!

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur.

Ajo është nominuar në tri kategori në ‘Brit Awards 2021’, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja fitoi çmimin si artistja solo më e mirë, derisa ende nuk është dhënë vendimi për nominimet tjera.

Këtë çmim ajo ua dedikoi punëtorëve shëndetësorë.

Gjatë fjalimi të saj ajo tha: “Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të japim të gjithë një duartrokitje dhe t’i dërgojmë Borisit një mesazh, që ne të gjithë mbështesim një rritje page për punëtorët e vijës së parë”./Indeksonline/