17:02 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa i bashkohet aplikacionit “Tik-Tok”, realizon vallëzim joshës me këngën e saj të re

Një nga aplikacionet që ka marr vëmendje të menjëhershme globale është “Tik-Tok”.

E këtij aplikacioni nuk i ka shpëtuar as Dua Lipa, e cila së fundi ka publikuar një video teksa vallëzon me mikeshat e saj.

Këngëtarja shqiptare, shihet derisa kërcen më këngën e saj te re “Physical” e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të ri “Future Nostalgia” që lansohet në muajin prill.

“Unë nuk kam menduar të bëja TikToks dhe kjo mund të jetë e vetmja që kam realizuar ndonjëherë … por në të vërtetë ishte shumë argëtuese pas darkës me vajzat”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, pas publikimit të albumit të dytë në karrierës, 23 vjeçarja pritet të filloj turneun botëror./Indeksonline/