20:16 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa kërcen mbi tavolinë me këngën e Ermal Fejzullahut, këngëtari ka disa fjalë (Video)

Dua Lipa duket që po e shijon tej mase qëndrimin në Kosovë.

Pavarësisht se ajo e përfundoi performancën e saj të premtën, ylli po vazhdon të qëndroi në Kosovë e të bëhet pjesë e publikut në festivalin Sunny Hill.


Së fundmi është Ermal Fejzullahu ai që ka postuar një video në llogarinë e tij Instagram ku shihet Dua duke kërcyer dhe duke e kënduar këngën e tij të Ledrit dhe të Lumit B ‘Kcejna mbi tavolina’.

Kjo gjë e ka gëzuar tej mase këngëtarin ku ka shkruar:

“Dua Lipa rocking mi tavolina. Eshte kenaqesi me pa nje artiste qe e don krejt bota tu u knaq me kanget tona … proud of u Dua ….”