12:54 / E Martë, 14 Shtator 2021 / A K

Dua Lipa konfirmon data e turneut në Amerikës Veriore

Ylli i njohur botëror, Dua Lipa, më në fund do ta realizojë turneun e saj të shumëpritur i cili ka për qëllim promovimin e dytë dhe shumë të suksesshëm të këngëtares,” Future Nostalgia”.

Turnu i Lipës në Amerikën Veriore do të fillojë në shkurt të vitit të ardhshëm, me një koncert në qytetin bregdetar Miami, kurse do të përmbyllet më 1 prill në Vancouver.

Në disa koncerte të caktuara, bukuroshja me prejardhje kosovare në skenë do të shoqërohet nga yjet tjerë të muzikës, si Megan Thee Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï.

“Jam shumë e lumtur që do të realizoj sërish turne dhe do t’i takojë personalisht engjëjt e mi! është e mahnitshme që të gjithë do të kemi mundësi të vallëzojmë dhe festojmë së bashku. Kur po i shkruaja këngët e albumit ‘Future Nostalgia’, e imagjinoja që ato të transmetoheshin në klube të natës kur të gjithë të ishin me shoqëri duke festuar. Prandaj, jam shumë e lumtur që kjo dëshirë më në fund po realizohet. Mezi pres t’i përjetojë këto këngë live, bashkë me ju”, ka shkruar këngëtarja në prononcimin e saj për media.