18:51 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Dua Lipa mban koncertin më të madh në karrierë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur koncertin më të madh të karrierës së saj.

Koncerti zuri vend në Meksikë, ku morën pjesë mbi 65 mijë fansa të pop-artistes.

Konceti u mbajt në Mexico City, në kuadër të turit të saj “Dua Lipa LIVE”.

Një audience të tillë Dusa s’kishte se si të mos i gëzohej, duke përformuar me shumë stil hitet e saj më të mëdha.

Fansat e përkrahën Duan me brohoritje e duartrokitje, teksa këndonin njëzëri këngët e saj.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet stadiumi Foro Sol i stërmbushur me të rinj që kanë të ndezura kamerat dhe incizojnë idollin e tyre./Indeksonline/