10:43 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa bëhet 24 vjeçe, i dashuri i bën një dhuratë të çmuar

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa sot po feston ditëlindjen e 24-të.

Duke qenë një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të njohura në botë, padyshim që këngëtarja shqiptare ka marrë dhurata të çmuara për ditën e saj të veçantë, shkruan Indeksonline.

Përmes një ‘InstaStory’, ylli i muzikës botërore, ka ndarë me ndjekësit dhuratë që ka pranuar nga i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid që ishte një gur i çmuar.

Ndërsa, në disa imazhe dhe video që ka ndarë më vonë, këngëtarja ka treguar se sot po kalon një ditë relaksi në krahët e modelit të njohur.

Kujtojmë që Dua në muajin qershor i dha fund lidhjes disa vjeçare me Isaac Carew, ndërsa vetën javë më vonë bëri publike lidhje me Anwar Hadid.

Ndryshe, në fillim të muajit gusht Dua qëndroj në Kosovë për të marr pjesë ne festivalin ‘Sunny Hill’./Indeksonline/