08:52 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa me një tjetër sukses, rrëmben dy çmime në ‘Global Awards’

Kohë më parë ajo ka fituar herë të parë çmim ‘Grammy’.

Ndërsa, tani Dua ka shtuar edhe dy çmime të tjera në karrierën e saj duke fituar dy të tilla në eventin e njohur ‘The Global Awards’ i cili u mbajt në Londër, shkruan Indeksonline.

Ylli i hitit ‘New Rules’ rrëmbej çmimet ‘Artistja më e mirë femër’ dhe ‘Artistja më e mirë britanike’.

Dua përveç që u nderua me dy çmime ajo poashtu ka shkëlqyer me dukjen në një fustan me ngjyrë neoni dhe të zi  ajo ka marrë gjithë vëmendjen.

Ndryshe, së fundi 23 vjeçarja u bë pjesë e një video e cila përcjellet një mesazh për të drejta e femrave./Indekonline/