13:00 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / AR

Dua Lipa ndan rrugët me menaxherin, e zëvendëson me babain e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë rrugët me ekipin e saj, të cilët ishte nën menaxhimin e tyre.

Sipas mediave të huaja, këtë post ia ka besuar babait të saj, Dukagjin Lipës, duke e punësuar si menaxher të përkohshëm, transmeton Indeksonline.

Dua Lipa Kicks Off 2022 In Style In This Week's Looks Of The Week

Ky lajm u bë i ditur disa ditë pasi 26 vjeçarja nisi turneun e saj ‘Future Nostalgia’.

Dua ishte nën menaxhim të Ben Mawson and Ed Millet’s. Një burim i afërt për ‘Variety’ tregoi që ajo ka ndarë rrugët me këtë ekip.

Milan Fashion Week: Versace Spring/Summer 2022 - A&E Magazine

Në kundërshtim me raportet, këngëtarja aktualisht nuk po zhvillon takime me kompanitë e tjera të menaxhimit, megjithëse duket se do të ketë një të tillë në të ardhmen”, tha burimi.

“The Sun” raportoi se babai i Duas është tani nën rolin e menaxheri për një afat të shkurtër./Indeksonline/

Dua Lipa Has Kicked Off 2022 In A Series Of Excellent Outfits | British  Vogue