22:11 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / V R

Dua Lipa në bisedë “live” me senatorin Bernie Sanders, flasin për rëndësinë e zgjedhjeve në Amerikë

Dua Lipa po përdorë ndikimin e saj për të bërë thirrje që sa më shumë persona të përdorin të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e Amerikës, që do të mbahen me 3 nëntor.

Artistja shqiptare përveç që ka kërkuara që të gjithë të shfyrtëzojnë votën e tyre për ndryshim, ajo ka dalur hapur për të treguar mbështetjen për kandidatin demokrat Joe Biden.

Së fundi 25 vjeçarja ka realizuar një intervistë “live” me senatorin amerikan, Bernie Sanders, për të folur rreth rëndësisë së zgjedhjeve.

Dua ka publikuar videon e intervistës, duke thënë se për të ishte nder që bashkë me Sanders dhe të tregonte se sa e rëndësishme është dalja në zgjedhje.

“Këto zgjedhje do të përcaktojnë përgjigjen në një nivel shtetëror dhe lokal ndaj pandemisë, vendeve të punës, kujdesit shëndetësor, ndryshimit të klimës, reformës policore dhe krizës së refugjatëve. Siç thotë njeriu i madh, këto janë zgjedhje që nuk keni mundësi t’i rrini ulur. Shikoni kush do të jetë në fletën tuaj të votimit dhe kontrolloni të dhënat e tyre të votimit në ballotready.org dhe bëni planin tuaj të votimit në iëillvote.com. Vota juaj është superfuqia juaj, përdoreni !!”, ka shkruar Dua./Indeksonline/