19:33 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa në pushime, shkëlqen në veshjen tradicionale indiane

Këngëtarja shqiptare e cila është në kulmin e karrierës, Dua Lipa, pas angazhimeve të shumta muzikore ka ndarë pak kohë për të pushuar.

Këtë herë ylli 23 vjeçar ka zgjedhur Indinë si destinacion të radhës, ajo së bashku me të dashurin e saj, Isaac Careë, kanë vizituar Tempullin Ganesh në Jaipur, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja ka postuar disa imazhe në Instagram e veshur me veshjen tradicionale indiane.

‘Në Tempullin Ganesh në Jaipur. Një zonjë jashtë tempullit më ndihmoi dhe më mësoi se si të veshja sarin tim para se të hyja. Ne u bashkuam me vendasit dhe morëm trajtime për Zotat dhe njerëzit brenda’ ka shkruar Dua.

Kujtojmë që së fundi Dua u nominuar për çmimin ‘MTV EMA’ në katër kategori./Indeksonline/

 

Temat: