15:00 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / AR

Dua Lipa nis pushimet me të dashurin, ky është destinacioni i radhës

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, pas pushimeve në Jug të Shqipërisë ka nisur pushimet në Greqi.

Ajo ka zbuluar se ndodhet në Peloponez, ku po shijon disa ditë relaksi me të dashurin e saj Romain Gavras, shkruan Indeksonline.

Bukuroshja ka ndarë disa foto në Instagram duke zbuluar disa momente në plazh.

“Duke lundruar në Peloponez”, ka shkruar krahas postimit i cili ka marrë mijëra pëlqime./Indeksonline/