20:20 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Dua Lipa nominohet për 6 çmime në Grammy 2021

Ylli botëror nga Kosova, këngëtarja Dua Lipa, e cila ishte nominuar për herë të parë në Grammy vitin e kaluar, këtë herë ka bërë “boom”.

Lipa është nominuar për 6 çmime në Grammy 2021.

Ylli është nominuar me këngën “Don’t Start noë” për çmimin “Song Of The Year”, “Record Of The Year”, “Best Pop Solo Performance”, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa me këngën “Future Nostalgia” është nominuar për çmimin “Album Of The Year”, dhe “Best Pop Vocal Album”.

E për çmimin “Best  Pop Duo/ Group Performance” është nominuar me këngën “Un Dia”.

Vitin e kaluar Dua Lipa ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance dhe në kategorinë Artisti i ri më i mirë./IndeksOnline/