08:32 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Pas projektit të ri, Dua Lipa arrin 25 milionë ndjekës në Instagram

Dua Lipa ka arritur në shifrën e 25 milionë ndjekësve në Instagram. 

Këngëtarja e njohur, në një postim të bërë së fundi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri tani, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, dje 23 vjeçarja ka publikuar projektin e ri ‘Swan Song’ e cila është kolona zanore e filmit të ri ‘Alite:Battle Angel”, kjo këngë vetëm pak orë pas publikimit arriti të mbledh mbi një milion klikime në Youtube.

“Faleminderit për 25 milionë ndjekës!! Faleminderit që keni shikuar videon time përmbi një milion herë dhe faleminderit për dashurinë dhe përkrahjen!!Këtu e keni Aliten. Nëse nuk e keni parë videon akoma mund të shikoni në profilin tim”, u shpreh Dua Lipa./Indeksonline/