20:14 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa për çmimet ‘Grammy’: Ende nuk po mund ta besoj, një moment që nuk do ta harrojë kurrë

Natën e kaluar vajza nga Prishtina ka shënuar histori në ndarjen e çmimeve ‘Grammy Awards’.

Dua Lipa ka arritur të triumfoj në të dy kategoritë në të cilat ishte e nominuar, “Kënga më e mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”, shkruan Indeksonline.

Edhe pse kam në kaluar orë që nga ndarja e këtyre çmimeve, Dua ende nuk po mund ta besoj që një gjë e tillë është e vërtetë.

“Jam duke e pickuar vetën. Nuk mund ta procesoj faktin se ia dola. Një moment të cilin nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar Dua në imazhet e reja të publikuara në ‘Instagram’./Indeksonline/