15:41 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Dua Lipa performon për herë të parë në Indi, ‘mbulohet’ me shami!

 Dua Lipa po vazhdon me perfromancat e saj rreth promovimit të këngës më të re ‘Don’t Start Now’.

Në kuadër të kësaj, ylli kosovar do të perfromojë për herë të parë në Indi, shkruan Indeksonline.

23 vjeçarja konfirmoj pjesëmarrjen atje përmes një postimi në Instagram në të cilin u shpreh e entuziazmuar që perfroamncën atje, ndërsa ajo që bije në sy ishte edhe imazhi që ajo ka publikuar ku shihet me një shami të vendosur në kokë.

“ Shumë e emocionuar që të kthehemi në Indi këtë javë !! Unë kurrë nuk kam pasur rastin të performoj përballë jush dhe jam i entuziazmuar që ta ndaj skenën me ju”, ka shkruar Dua sipër fotografive.

Ndryshe, pas këngës së re që lansoj pak javë më parë, Dua poashtu konfirmoj se albumi i ri është drejt finalizimit dhe pritet të publikohet në fillim të vitit 2020./Indeksonline/