15:47 / E Premte, 05 Gusht 2022 / MSH

Dua Lipa po bëhet me pullë postare në Kosovë

Ylli botëror me perjardhje shqiptare, Dua Lipa, është shndërruar në një idoll për adhuruesit e muzikës dhe të rinjtë shqiptar.

Ajo është duke qendruar për vizitë disaditore në Kosovë, për shkak të festivalit “Sunny Hill” i cili edhe është prodhim i saj dhe babait të saj, Dukagjin Lipës, shkruan Indeksonline.

Një nga mesazhet që po përcjellë edicioni i sivjetëm i këtij festivali, është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Pikërisht për shkak të kontributit të saj në njohjen dhe pranimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Posta e Kosovës ka vendosur të bëjë një pullë postare me portretin e Dua Lipës.

Pulla postare do të promovohet nesër, me fillim nga ora 15:00, teksa prezente në promovim do të jetë edhe vet Dua Lipa, e shoqëruar nga babai i saj./Indeksonline/