22:38 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dua Lipa po kalon çaste romantike me të dashurin e ri (Foto)

Dua Lipa dita ditës po ngjet shkallët e suksesit. Ajo së fundmi në MTV EMA u zgjodh edhe si “Këngëtarja më e mirë e re”, ndërsa po vazhdon koncertet anekënd botës, shkruan Indeksonline.

Por, Dua për pak ditë duket që ka lënë anash karrierën e saj, për t’iu përkushtuar të dashurit të saj të ri Paul Klein. Ndërsa çifti janë duke qëndruar në Argjentinë, nga edhe po postojnë fotografi.

Të dy kanë postuar fotografi nga i njëjti vend, ndërsa Paul ka treguar që fotografinë e tij ia ka realizuar Dua. /Indeksonline/