19:42 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa publikon data të reja të koncerteve nga turneu “Future Nostalgia”

Albumi i ri i yllit kosovar të muzikës, Dua Lipa publikohet në muajin prill.

“Future Nostalgia” është albumi i dytë në karrierën e 23 vjeçares, e cila tashmë ka publikuar disa këngën nga ky album që janë kthyer në hit, shkruan Indeksonline.

Menjëherë pas publikimit të albumit, Dua pritet të filloj turneun botëror, datat e të cilit tashmë janë publikuar.

Këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram ka publikuar data e reja nga koncertet që mbahen në Londër.

“Kam vendosur disa data të reja për turneun “Future Nostalgia. Mund ta porositni albumin duke u regjistruar në faqet zyrtare”, ka shkruar Dua./Indeksonline/