20:44 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / AR

Dua Lipa publikon numrin e telefonit, kërkon t’i shkruani në WhatsApp

Së fundmi, lajmi për ndarjen e Dua Lipës nga i dashuri Romain Gravas ka tronditur fansat e dyshes.

Tani Dua ka zbuluar numrin e saj të telefonit në të gjitha rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

“Më dërgo mesazh”, shkroi ylli botëror duke i hutuar edhe më shumë fansat.

Fillimisht mendohej se llogaria e këngëtares mund të jetë hakuar. Megjithatë thuhet se ky numër është për fansat e Lipes që duan ta kontaktojnë atë./Indeksonline/