22:25 / E Hënë, 01 Janar 2024 / Gj. Sh

Dua Lipa reflekton për vitin që lamë pas: Ndihem shumë me fat

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night.”

Këngëtarja ka reflektuar mbi vitin që lamë pas, duke përfshirë udhëtimin e saj të fundit në Indi. Në një postim në Instagram, Dua shkruajti:

“Ndihem shumë me fat që e mbyll vitin tim këtu në Indi. Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që na kanë dhënë kaq shumë dashuri, mirësi, mikpritje dhe bujari. Kjo përvojë ka qenë thellësisht domethënëse. Ndihem me fat që jam në dhe brenda magjisë me familjen time, ku kemi pasur kohë për të eksploruar dhe rimbushur. Gati për vitin e ardhshëm që na pret përpara! Çfarë lumturie!”