12:05 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Dua Lipa sërish pjesë e reklamës së parfumit “Libre”

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Dua Lipa vazhdon të jetë imazh i markave të ndryshme në botë.

Lipa vjen plotësisht e lirë në reklamën e re për markën e parfumeve “Yves Saint Laurent”.

Parfumi në fjalë mban titullin “Libre”.

“Mos kini frikë nga liria juaj,” dëgjohet duke thënë Lipa në reklamën në të cilën shfaqet duke u ngjitur shkallëve drejt majës së një ndërtese, ku edhe e largon xhaketën nga trupi dhe qëndron e zhveshur e drejtuar nga qyteti.

“Pranvera është këtu bashkë me reklamën time të re për @yslbeauty #LIBRE”, ka shkruar Lipa në mesazhin e saj.