12:00 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Dua Lipa shfaqet në filmin “Barbie”

Ajo zbukuroi tapetin e kuq të premierës së filmit të ri “Barbie” në Londër dhe Los Angeles.

Por Dua Lipa, 27 vjeçe, shfaqet në film si ‘Mermaid Barbie’ për një total vetëm prej 30 sekondash nga filmi 114-minutësh.

Ndërsa ajo shkroi një këngë për kolonën zanore të filmit, ylli i muzikës pop thotë vetëm 16 fjalë në të gjithë filmin, dy prej të cilave janë titulli i filmit, sipas The Sun.

Ajo ka gjithsej pesë filma, me momentin më të spikatur kur i ofron një birrë John Cenas.

Megjithatë, Dua doli më mirë se Rob Brydon i cili shfaqet si një kukull Ken për gjashtë sekonda dhe ish-ylli i “Love Island”, Chris Taylor, gjithashtu shfaqet si një kukull Ken për vetëm dy sekonda.

Në përpjekjen e saj në aktrim, artistja theksoi në ‘podcast’-in e saj vitin e kaluar: “Për mua është akoma si hapat e bebeve”.

“Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të zbuluar veten”, theksoi mes tjerash këngëtarja shqiptare.

“Unë mendoj se frika ime më e madhe do të ishte të merrja një rol vërtet të madh dhe të jem, si dreqin, çfarë të bëj”, tha ndër tjerash Lipa.

Aktorja Margot Robbie ndërkaq luan rolin kryesor atë të ‘Barbie’.